★★★★★
Arabishtja e Kuranit
"SubhanAllah, si një njeri që 'pretendonte' se e dinte gramatikën arabe duke e studiuar për më shumë se 10 vite, përfitimi ka qenë maksimal..."
"Si fillim dua të falënderoj shumë zyshën dhe profesorin. Sepse kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar as Allahun. Dua të shpreh përfitimin tim nga ky grup. SubhanAllah, si një njeri që 'pretendonte' se e dinte gramatikën arabe, duke e studiuar atë për më shumë se 10 vite, mund të them se edhe pse ky ishte vetëm niveli i parë i kursit, përfitimi ka qenë maksimal. Në çdo fjalë, në çdo rresht, gjeje një dobi të re, në çdo shpjegim. Motrat që jeni këtu ju këshilloj që këtë mirësi që Allahu na e ka dhënë dhe këtë mundësi që e kemi gjetur, mos e lini me kaq. Uallahii kjo është një derë e madhe mirësie. Arabishtja e Kur'anit praa! Ta mundëson Allahu ti analizosh fjalët e Tij dhe t'i kuptosh qartë. Mos e lini këtë rrugëtim, por çojeni deri në fund dhe bëjani vetes këtë mirësi. Allahu ju shpërbleftë me të mira. Mësimdhënia ka qenë perfekte, përfitimi maksimal, elhamdulilah. Mezi presim nivelin tjetër."
Sara
Nxënëse e Kursit
★★★★★
Investimi më i mirë
"Kam investuar edhe në shumë kurse të tjera, por ky ka qenë pa dyshim investimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë..."
"Elhamdulilah ndjehem e nderuar qe isha nxenese e kursit Arabishtes se Kur'anit, aty ku mesova shum fjalë të reja (ku secila ishin te rëndësishme bashk me gramatikë). Mësova tefsirin e Ajeteve qe kemi analizuar, si dhe metoda efektive për ta mësuar Kur'anin më lehtë, si të ndërtojmë vazhdimësi në mësim dhe si të jemi të qëndrueshëm në rrugën e dijes. Kam investuar edhe në shumë kurse të tjera, por ky ka qenë pa dyshim investimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë, Allahu na mundesoft nivelin e radhës. Elhamdulilah për këtë mirësi. Lus Allahun që ta shpërblejë Profesorir dhe Zyshë Sara për çdo mbeshtetje. Allahu i bëftë shkak për përhapjen e dijes së dobishme ne vazhdimesi. Allahu i ruajt te gjithe, gjithashtu motrave te kursit Allahu i dhente sukses. Amin"
Mensure Mehmeti
Arabishtja e Kuranit
"Kur e nisa këtë rrugëtim, nuk e kisha imagjinuar se brenda vetëm dy muajsh do të isha në gjendje të lexoja Kuranin..."
"Elhamdulilah, sot përfundova Abetaren Kuranore dhe zemra ime është plot mirënjohje. Kur e nisa këtë rrugëtim, nuk e kisha imagjinuar se brenda vetëm dy muajsh do të isha në gjendje të lexoja Kuranin. Çdo hap ishte një kujtesë se, kur Allahu ta lehtëson një rrugë, gjithçka bëhet e mundur."
Qëndresa
Abetarja e Kuranit
★★★★★
Arabishtja e Kuranit
"Metoda më lehtë dhe unike e përdorur nga ti na bëri që vërtetë në kohë kaq të shkurtë të mësojmë shumë..."
"Selam alejkum hoxhë, Allahu të shpërbleftë për mësimin në kursin e arabishtes së Kur'anit. Tani e kuptoj Kuranin më mirë dhe edhe namazi është me më shumë meditim dhe kënaqësi. I inkurajoj dhe të gjithë vëllezërit tjerë që të bashkohen në këtë kurs të bereqetshëm për të mësuar dhe për t'a kuptuar fjalën e Allahut. Allahu ju shpërbleftë dhe ju dhëntë shëndet e bereqet në dituri. (amin)"
Ilir D.
Grupi i Burrave
"Ky kurs ishte një përvojë e shkëlqyer dhe shumë praktike për të mësuar arabishten..."
"Selam alejkum habib. Më ndihmoi të kuptoj më mirë lutjet që bëj çdo ditë dhe një pjesë të Kuranit, gjë që e bëri mësimin edhe më domethënës. Metodat e përdorura ishin të qarta dhe efektive, duke e bërë më të lehtë përvetësimin e gjuhës. Do t’ia rekomandoja këtë kurs çdokujt që dëshiron të mësojë arabishten për të kuptuar Kuranin. Është një zgjedhje e shkëlqyer për fillestarët që duan të hyjnë në botën e bukur të kësaj gjuhe."
Firdeus
Nxënës i Kursit
"Është shumë mirë mësimi sepse përpos texhvidit mësuesja na ka kthyer edhe tek disa rregulla bazë..."
"...sepse kemi pas mangësi, pastaj më pëlqen sepse na i bën përmirësimet secilës nga një dhe ngadalë na jep kohën e mjaftueshme, gjithashtu nuk priton që të na sqarojë nga fillimi diçka që nuk kuptoj. Elhamdulilah"
Merita A.
Nxënëse e Texhuidit
★★★★★
Mirënjohje & Kuptim
"Ajo që na dhurove nuk është diçka e përkohshme, por një dije që do të na shoqërojë gjithë jetën..."
"Të falënderoj sinqerisht për kohën, energjinë dhe përkushtimin tënd. Dhe nëse një ditë Allahu ma mundëson të jem mësuese Kur'ani, inshaAllah do të përpiqem të jem një shembull i mirë për nxënëset e mia, ashtu siç ke qenë ti për mua 🥰 Mirënjohja ime për ty është e thellë dhe e vërtetë, sepse gjurmët e mësimit tënd do të mbeten gjithmonë me mua. I yti ki sen... sepse jo çdo mësuese lë gjurmë në zemër, jo çdo fjalë mëson me butësi dhe jo çdo dorë udhëheq me kaq dashuri. Ti nuk ishe vetëm mësuese për mua, por shembull, frymëzim dhe dritë në këtë rrugë 🤍. Elhamdulillah, menjëherë pas përfundimit të mësimeve mbi kuptimin e namazit, Allahu ma mundësoi Umren. Atje pata privilegjin të falem duke qenë shumë më e vetëdijshme për çdo fjalë që dilte nga goja ime. Allahu u shpërbleftë pa masë për mundin, përkushtimin dhe organizimin e këtij kursi. Dhe Allahu ua mundësoftë edhe motrave të tjera ta përjetojnë kënaqësinë e jashtëzakonshme që vjen nga Kuptimi i Kuranit 🤍 InshaAllah do të vazhdoj sërish me nivelet e tjera për një kuptim më të plotë të tij 🥰"
Sara R.
Kuptimi i Kuranit & Namazit
"Brenda kësaj kohe kam arritur me mësu me lexu Kuranin, gjë që për mua ka qenë gjithmonë njëra prej ëndrrave të mia..."
"Selam Alejkum mësuese Sara! Desha me ju falënderu shumë përzemërsisht për mundin dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre 4 muajve. Jam shumë e kënaqur me mënyrën si keni dhënë mësim. Mësimi me ju ka qenë shumë i qartë, shumë i organizuar dhe diçka që e çmoj shumë është që përqendrimi juaj ka qenë gjithmonë 100%. Përmirësimi im ka qenë shumë i dukshëm falë durimit dhe metodës suaj të mësimdhënies. Ajo që më ka pëlqyer shumë është se gjithmonë keni qenë e hapur për pyetje dhe e gatshme me shpjegu sa herë që kam pas nevojë. Jam shumë mirënjohëse dhe shumë e kënaqur që kam pas mundësinë me mësu prej jush. Allahu ju shpërbleftë për mundin tuaj, energjinë e mirë edhe ton ato fjalë të mira e motivuese."
Mimoza S.
Nxënëse e Kursit
"Te faleminderit qe duron aq shume dhe jep maksimumin me ne aq shume e NUK dorezohesh..."
"Esselamu Alejkum e dashur Sara 🌸 Disa Fjalë, një mesazh i shkurtër për ty... Mësuesja më e mirë në botë! Të faleminderit që duron aq shumë dhe jep maksimumin me ne aq shumë e NUK dorëzohesh pavarësisht se ndoshta lodhesh nga fakti se ne ndoshta NUK japim maksimumin tonë. Allahu ta shpërbleftë për çdo mundim, e që edhe një shkronjë të vetme po qe se e themi gabim apo s'e themi sipas rregullit ti NUK ec para, po ndalon aty, për ne na shpjegon aq mirë, qartë dhe në detaje.. Këtu shihen përkushtimi, qëllimet e tua të mira e për Allah. Elhamdulilah, unë kur e mendoj veten se si kam fillu nga zero me vetëm gati 2 muaj të plotë që kemi mbajt mësim kam mësuar shkronjat arabe + rregullat e texhuidit, gëzohem pa fund që mundem të lexoj. Por tash e tutje e gjitha më shumë varet nga ne se sa japim ne, sa më shumë që ushtroj veten shumë më mirë në lexim e shikoj Elhamdulilah.."
Qëndresa K.
Nxënëse e Kursit